Zbuloni shijen e produkteve
Historia jonë filloi në vitet ’90, kur familja jone pati një vizion: të sillnin në Shqipëri produkte të cilësisë së lartë, ashtu si në vendet e tjera të botës. Në atë kohë, ishim fabrika e dytë e sallameve në Shqipëri dhe me përkushtim e punë të palodhur, ndërtuam një biznes tulle pas tulle, duke ruajtur frymën familjare dhe dashurinë për artin e sallamerisë.

Me mbi 35 vite eksperiencë, ne kombinuam teknikat më të mira të Austrisë dhe Gjermanisë me shijen tradicionale shqiptare.

Recetat tona janë të krijuara me kujdes, duke përdorur erëzat më të mira në botë dhe mish të freskët për të sjellë një produkt të pastër, të shijshëm dhe të besueshëm.

Sot, me krenari shpërndajmë produktet tona në të gjithë Shqipërinë, duke vazhduar traditën e cilësisë dhe shijes autentike, siç kemi bërë gjithmonë.
Njihuni me punonjesit tane


